Sarri kundër skuadrës, fjalë të ashpra për lojtarët

Diel, 25 November 2018 14:34

Çelsi pësoi një humbje të rëndë në derbin londinez ndaj Totenhemit, duke u mundur me rezultatin 3-1. Në përfundim të takimit, tekniku Mauricio Sarri ka kritikuar ekipin e tij për mënyrën se si luajtën, duke u shprehur se ishte një ndeshje e keqe në të gjitha drejtimet.

I pyetur nëse ndonjëri ka bërë paraqitje më të mirë dhe i shpëton kritikave të tij, Sarri është shprehur se në këtë ndeshje nuk i ka pëlqyer askush dhe se të gjithë ishin keq.

“Jam i zhgënjyer sepse kemi luajtur shumë keq në të gjitha drejtimet, si fizikisht, ashtu edhe teknikisht e taktikisht. E dija se kishim disa probleme dhe me këtë ndeshje që zhvilluam, u duk qartë për të gjithë se këto probleme duhen zgjidhur.

Në tre ose katër ndeshjet e fundit, nuk kemi pasur një fillim të mirë. Askush nuk i shpëton kritikave të mija, në më pëlqen asnjëri nga futbollistët”, u shpreh Sarri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...