Gara më prestigjioze e Evropës, Liga e Kampionëve, kthehet përsëri sonte me tetë ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve. Real Madridi, Juventusi, Manchester Unitedi dhe Bayern Munich do të zhvillojnë ndeshje këtë natë për ta siguruar një vend në fazën tjetër të kësaj gare.
Së pari, klubi holandez Ajax do të ndeshet me klubin AEK Athens që ende nuk e ka marrë asnjë pikë në këtë sezon. Fitorja do ta vendosë përkohësisht Ajaxin në vendin e parë në grup, duke i bërë presionit kampionit gjerman, Bayern Munichut, të cilët do të luajnë me Benfican më vonë
Ndërsa, në grupin F do të ndeshen skuadra e Pe Guardiolës, Manchester City, dhe klubi francez Lyon, si dhe Shakhtar Donetsk e pret Hoffenheimin. Tre pikë i ndajnë dy skuadrat në ndeshjet e parë, pasi që Lyon e kishte turpëruar Manchester Cityn në shtëpi me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë.
Në grupin e G do të zhvillohet një nga ndeshjet më interesante të natës mes Real Madridit dhe Romës. Që të dy klubet kanë pësuar disfatë në ndeshjet e fundit të ligave vendore dhe që të dyja do të kërkojnë të përgjigjen fuqishëm në këtë ndeshje. Në këtë grup, do të zhvillohet edhe ndeshja mes CSKA Moscow dhe Viktoria Plzen.
Së fundi, në grupin H, Juventusi do të tentojë t’i kthehet fitoreve në këtë garë në ndeshjen ndaj Valencias, pasi që në xhiron e kaluar u mposht nga Manchester Unitedit në shtëpi. Ndërsa, klubi anglez i pret Young Boys në garën për ta siguruar një vend në fazën 1/8 e finales.