Diego Costas iu nevojitën vetëm 49 sekonda për t’i ikur Raphael Varanes me një lehtësi të jashtëzakonshme dhe për ta shënuar golin e parë në ndeshjen e Superkupës së Evropës. Që nga atëherë, gjërat nuk janë përmirësuar për mbrojtësin francez.
Superkupa e Evropës u zhvillua më 15 gusht dhe atëherë kishte kaluar vetëm një muaj nga koha kur ai u shpall kampion i botës në Rusi me Kombëtaren e Francës.
Pasi që Varane e pati më pak se një javë stërvitje me klubin madrilen, ndeshja në Tallinn ndoshta ishte shumë shpejt për ta inkuadruar atë në formacion të parë, pasi që nuk kishte luajtur në turneun parasezonal.
Megjithatë, tani kanë kaluar disa muaj që nga ajo kohë dhe mbrojtësi ende nuk është kthyer në formën që kishte shfaqur sezonin e kaluar. Ai ishte në formacion të parë në ndeshjen kundër Eibarit, pasi kishte munguar për shumë ndeshje për shkak të një lëndimi.
Nga shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur, Varane e ka barazuar një ndeshje dhe i ka humbur gjashtë të tjera. Ai i ka luajtur gjithsej 13 ndeshje këtë sezon, në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.
Gjatë ndeshje që ka luajtur Varane, “Los Blancos” i kanë pranuar 18 ndeshje dhe i kanë humbur shtatë ndeshje. Ai tanimë e ka një disfatë më shumë se sa që e kishte në tërë sezonin e kaluar, kur i kishte luajtur 44 ndeshje, 31 më shumë se tani.
Francezi ka bërë shumë gabime këtë sezon, të cilat kanë rezultuar me gola të pranuar dhe ndeshje të humbura. Në ndeshjen kundër Levantes, ai kishte qenë fajtor për golin e parë të pranuar, si dhe e kishte shkaktuar një penallti.
Në ndeshjet kur Varane nuk ka luajtur, Real Madridi i ka pranuar tetë gola, katër prej të cilave kanë ardhur në ndeshjen kundër Barcelonës.