Hysaj në udhëkryq, Napoli nuk po i plotëson kërkesat

Tuesday, 27 November 2018 13:01

E ardhmja e Elseid Hysajt në udhëkryq. Mbrojtësi shqiptar ende nuk e ka të qartë nëse do të jetë pjesë e Napolit sezonin e ardhshëm, edhe pse ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2021. Është pikërisht kontrata motivi kryesor që shton dyshimet për ta ardhmen e tij.

24-vjeçari, i cili u ble nga Empoli në vitin 2015 për 5 milionë euro, ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit napolitanë për rinovimin e kontratës.

Bisedimet, që nisën që në pranverë, kanë arritur në një pikë delikate, pas zhvillimeve të vrullshme të muajve të fundit.

Përfaqësuesit e mbrojtësit shkodran kërkojnë më ngulm një kontratë afatgjatë me pagë të dyfishuar, që shkon nga 1.6 në 3 milionë euro neto në sezon si dhe eliminimin e klauzolës 50 milionë euro e vlefshme për jashtë Italisë, kërkesa këto që konsiderohet të ekzagjeruara.

Ka ende kohë për të shtrënguar duart, po jo në pafundësi. Hysaj shpreson që gjithçka të mbyllet brenda dhjetorit, maksimumi në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse nuk merr një përgjigje, atëherë do të shohë mundësinë e largimit nga Napoli.

Chelsea, ku drejton mentori i tij, Maurizio Sarri, e ka kërkuar edhe verën e kaluar dhe tani është gati të rinisë bisedimet për ta mbyllur një herë e mirë këtë çështje.

Presidenti De Laurentiis, për momentin, nuk dëshiron të privohet nga Hysaj, por nuk përjashtohet mundësia që të ndryshojë mendje. Shpërthimi i Malcuit dhe mundësia për të fituar para janë dy argumente të vlefshme, që u shtohet edhe interesimi për Darmian. Prioritet mbetet arritja e marrëveshjes me Hysajn, por gjithsesi, plani B është gati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...