Kosovës i ka rënë shorti të luajë me Anglinë në Grupin A, në kualifikime për Kampionatin Evropian, EURO 2020.
Kosova mësoi sot gjatë hedhjes së shortit në Dublin se do të bëjë gara në Grupin A për kualifikime në Kampionatin Evropian të vitit 2020, raporton Gazeta Express.
Përveç, Anglisë, ndër kombëtaret më të forta të mundshme që Kosova ka mundur t’i ketë, tri skuadrat tjera Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
Ky është Grupi i Kosovës:
Grupi A: Anglia, Çekia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova
Kualifikimet për EURO 2020 nisin në fund të marsit të vitit të ardhshëm.