Menjëherë pas shortin për Euro 2020, ka reaguar trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi. Për “TVSH” ai u shpreh:
Komenti i parë pas shortit…
Mund të shkonte më mirë ose më keq, por do të punojmë për të pamundurën.
Kush iu tremb më shumë?
Franca është favoritja e madhe. Edhe Turqia dhe Islanda janë të forta, pretendente për vendin e dytë.
Sa i kemi shanset për kualifikim?
Gjëja më e rëndësishme për mua është të rikuperoj lojtarët, pasi e vë re që nuk iu intereson shumë gjendja e lojtarëve por vetëm rezultati.
Ka histori të ndryshme në këtë grup për sa i përket ekipeve…
Duhet ta shkruajmë ne historinë, duhet të bëjmë një luftë për fituar.
Në mars do t’i kemi gati lojtarët, Sadiku dhe Roshi?
Shpresojmë të jenë gati dhe të kemi zgjidhje dhe jo të bëjmë zgjidhje të detyruara.
Nëse janë gati të gjithë gati lojtarët, ku e shikoni Shqipërinë?
Franca është favoritja, e shoh duke luftuar me Turqinë dhe Islandën për vendin e dytë.