FOTO/ UEFA u dhuron 500 mijë euro klubeve shqiptare

Hënë, 10 December 2018 13:28

Një pjesë e klubeve të Kategorisë Superiore kanë marrë pak javë më parë lajmin e mirë se në arkat e tyre do të shpërndahet një shifër prej rreth 500 mijë eurosh, e cila vjen direkt nga UFEA për ta.

Bëhet fjalë për kontributin e përvitshëm nga Fondi i Solidariteti që rrjedh si pasoj e fitimeve nga marketingu dhe të drejtat televizive të Ligës së Kampioneve.

Sipas përllogaritjeve të UEFA-s, për edicionin 2017-2018, Shqipëria ka përfituar një shifër prej 506926 eurosh, një shumë e konsiderueshme e cila do t’u shpërndahet klubeve të Kategorisë Superiore, në mënyrë që këta të fundit t’i investojnë për akademitë e futbollit.

Pra kjo shifër, u kalohet atyre për projekte që kanë lidhje me akademitë e tyre të futbollit. Përfituese do të jenë të gjitha klubet të cilat kanë qenë pjesë e Kategorisë Superiore për sezonin 2017-2018. Pra nuk do të përfitojnë nga këto shuma as Tirana dhe as Kastrioti por në vend të tyre Vllaznia dhe Lushnja.

Gjithashtu, sipas rregullores, nuk përfiton nga ky fond as klubi i Skënderbeut, meqë ky i fundit ka marrë pjesë në fazën në grupe në Ligën e Europës dhe të ardhurat nga të drejtat televizive i ka përfituar direkt nga UEFA.

Sipas përllogaritjeve, secili nga 9 klubet e përfshira në skemë do të përfitojnë një shifër prej 56325 euro.

Mbetet të shihet se sa nga klubet në fjalë do të investojnë realisht këtë shifër në akademitë e tyre, apo nëse si gjithmonë do ta përdorin për qëllime të tjera.

fondi i solidaritetit 1

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...