Liga e Kampioneve / Sot përcaktohet fati i Interit dhe Liverpulit

Tuesday, 11 December 2018 11:11

Ndeshjet që do të luhen sot në Ligën e Kampioneve mund të detyrojnë disa nga emrat e mëdhenj të kontinentit t’i japin lamtumirën para kohe turneut, pasi kombinimet e rezultateve mund t’i nxjerrin jashtë aktivitetit. Në garë janë skuadra si Inter, Totenhem, Napoli, PSG e Liverpul ndërsa te një grup luhet thuajse për statistikë nga skuadrat e kreut. Në vijim, VIP Sport ju sjell situatën në çdo grup:

GRUPI A

Klub Bryzh-Atletiko Madrid

Monako-Borusia Dortmund

Renditja: A. Madrid 12 pikë, B. Dortmund 10, Klub Bryzh 5, Monako 1.

Atletiko duhet të fitojë ndaj Bryzh që të sigurojë vendin e parë në grup, ose të shpresojë që Borusia të mos mundë Monakon. Bryzh gjithsesi është i kualifikuar në Ligën e Europës.

GRUPI B

Barcelona-Totenhem

Inter-PSV

Renditja: Barcelona 13 pikë, Totenhem 7, Inter 7, PSV 4.

Barcelona ka siguruar vendin e parë në grup si fituese dhe luan e qetë ndaj Totenhemit të cilit i duhet fitore për të kaluar ose të paktën të bëjë rezultatin e njëjtë me Interin, pasi ka një golavarazh më të mirë në ndeshjet direkte me zikaltërit. Skuadrës së Spaletit i duhet ndërkohë medoemos që të bëjë më shumë pikë se anglezët.

GRUPI C

Liverpul-Napoli

Crvena Zvezda-PSG

Renditja: Napoli 9 pikë, PSG 8, Liverpul 6, Crvena Zvezda 4.

Napoli kalon nëse barazon, ose nëse mundet por edhe PSG pëson të njëjtin fat. PSG kualifikohet nëse fiton, ose i mjafton që të mos troumfojë Liverpuli. Këtij të fundit vetëm fitorja i bën punë për të pasur shanse kalimi. Nëse PSG fiton, Liverpulit i duhet të fitojë 1-0, ose me 2 apo më shumë gola diferencë. Nëse Liverpul, PSG dhe Napoli e mbyllin me pikë të barabarta, anglezët kalojnë të parët falë rezultateve direkte, ndërsa vendi i dytë përcaktohet nga golavarazhi i ndeshjes që luajnë në “Anfilld”. Situata komplikohet nga Crvena Zvezda, e cila shpreson të fitojë dhe që Liverpuli të mundet, për t’i rrëmbyer vendin e tretë që çon në Ligën e Europës.

GRUPI D

Shalke-Lokomotiv Moskë

Gallatasaraj-Porto

Renditja: Porto 13 pikë, Shalke 8, Gallatasaraj 4, Lokomotiv Moskë 3.

Luhet vetëm për vendin e tretë pasi dy të parët janë të blinduar. Gallatasaraj kalon në Europa League nëse fiton ose nëse Lokomotiv nuk merr pikët e plota, pasi ka një golavarazh direkt më të mirë. /

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...