Ai sot është një prej futbollistëve më të njohur të kontinentit dhe sigurisht një prej më të pasurve.
Duke dhënë një intervistë interesante ylli brazilian Neymar është shprehur se kur ishte fëmijë ëndrra e tij më e madhe ka qenë të bëhej futbollist, për t’u bërë i pasur dhe më pas të blinte një fabrikë biskotash.
Kjo pasi sipas Neymar në shtëpinë e tij, kur ishte fëmijë, nuk e kishin luksin që të blinin biskota.
Tani është shumë i pasur, merr 30 milionë euro në vit.
“Mbaj mend, para 15 vitesh pak a shumë, babai im fitoi rreth 50 mijë euro në lotari. Ishte alamet shifre, por për dy muaj u harxhuan të gjitha, duke blerë gjëra që nuk i kishim pasur kurrë në jetën tonë.
Procesi për t’u bërë futbollist është shumë i vështirë dhe i ndërlikuar, duhen përballuar shumë probleme: kam pasur shumë miq të talentuar, më të mirë se unë, që nuk ia kanë dalë mbanë. Është çështje mentaliteti, unë e doja suksesin më shumë se kushdo tjetër, sepse shanset i kemi pasur të gjithë”, ka thënë ndër të tjera Nyemar