Shkarkimi i Mourinhos, “armiqtë” në krah të portugezit

E Enjte, 20 December 2018 15:27

Suksesi 3-1 i Liverpoolit ndaj “Djajve të Kuq” rezultoi të ishte goditja fatale për fatin e Jose Mourinhos, në stolin e Manchester United. Klubi anglez vendosi për shkarkimin e “The Special One”, pasi renditet plot 19 pikë poshtë “The Reds” në tabelën e Premier League. Pas startit zhgënjyes të sezonit me një grup që nuk arriti dot të nxirrte potencialin dhe talentin që disponon, largimi i Murinhos nga “Old Trafford” ishte i pritshëm. Gjithsesi, me teknikun portugez solidarizohen edhe emra më peshë të stolit. I tillë është dhe prononcimi i gjermanit të Liverpoolit, Jurgen Kloop, që nuk ngurron të shprehë gjithë mbështetjen për 55-vjeçarin.

“Mourinho u gjend në një situatë aspak komode, ku i duhej të mbronte aftësinë e tij menaxheriale, pavarësisht një të shkuare që ulëret për sukseset e tij. Klima tek United u bë mbytëse për të, por askush nuk mund të mohojë, diskutojë dhe vërë në dyshim taletin dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme. Mourinho është një njeri shumë ambicioz dhe kompetitiv. Gëzon gjithë respektin tim, për gjithçka ka bërë.”

Monologut me nota vlerësuese për portugezin i bashkëngjitet edhe spanjolli Pep Guardiola, një rival i përjetshëm i Mourinhos si na La Liga ashtu edhe në Premier League. Pas rrëzimit nga froni i “Djajve të Kuq” tashmë që kjo skuadër rrezikon seriozisht mospjesëmarrjen në edicionin e radhës të Champsions Leagues. 47-vjeçari Guardiola gjithsesi kërkon të vërë theksin te karakteri i fortë i portugezit, pasi një trajner, siç pohon ai, është i vetëm si në sukses ashtu dhe në disfatë.

“Kur ndodhin gjëra të tilla unë rreshtohem gjithnjë kah trajnerëve. Shkarkimi vjen kur rezultatet mungojnë. Klubet na kontaktojnë dhe projektojnë tek ne ambiciet e tyre për fitore, por askush nuk e di gjithë kalvarin e përjetimeve të një tekniku. Nga këto pozita unë jam me Mourinhon. Ai ka gjithë mbështetjen time dhe jam i bindur se me forcën e karakterit dhe eksperiencën e jashtëzakonshme që zotëron do të rikthehet shumë shpejt edhe më konkurrues së më parë.”  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...