Shaqiri: Kosovën gjithmonë do ta kem me vete, është pjesa e rëndësishme e historisë sime

Premte, 21 December 2018 16:07

Në pjesën e tretë të intervistës së tij për The Guardian, Xherdan Shaqiri ka folur edhe për Kosovën, Zvicrën por edhe për trajnerin Jurgen Klopp. Ai tregon po ashtu se edhe në Liverpool ka në atlete flamurin e Kosovës dhe të Zvicrës

Shaqiri është lojtari i parë i Liverpoolit që ka shënuar si zëvendësues dy gola kundër Manchester United derisa ka shënuar pesë gola këtë sezon, më shumë se dy sezone sa ishte tek Stoke City. 27 vjeçari nuk mund ti shmanget përgjigjeve për rolin e tij të ri në Anfield pasi që ishte mësuar të luaj vazhdimisht me Stoke.

Ai nuk i shmanget pyetjeve për këtë transformim të vështirë. Ai po ashtu është i sinqertë në besimin e tij duke luajtur për Klopp dhe Liverpool, një menaxher që po nxjerr më të mirën prej tij dhe klubi që plotëson dëshirën e tij për të luajtur përsëri në Ligën e Kampionëve, që në njëfarë forme është një kompensim i mjaftueshëm për të.

“Kjo skuadër dhe ky trajner kanë dhënë gjithçka për mua”, shpjegon Shaqiri, i cili ka pasur 17 paraqitje për Liverpoolin deri me tani, përfshirë edhe nëntë startime. “Mund ta shikoni në fushë që unë ndihem shumë mirë këtu dhe bëj më të mirë për të luajtur futboll. Jam një lojtar i cili gjithmonë dëshiron që të përmirësohet dhe kjo ka qenë një lëvizje përfekte për mua. Jam i kënaqur si kam përparuar”.

“Çdo lojtar dëshiron të luaj, kjo është shumë normale. Çdo lojtar është i palumtur kur ai është në bankë, por edhe kjo është normale. Pra, ky është futbolli, vetëm 11 lojtar startojnë, trajneri ka planin e tij të lojës për çdo ndeshje. Për momentin po shkon mirë. Dëshiroja të luaja në Ligën e Kampionëve përsëri. Kam luajtur më parë dhe me ka munguar shumë Liga e Kampionëve, kështu që dëshiroja ta kem këtë mundësi përsëri, të kisha një mundësi që të luaja aty përsëri dhe me Liverpoolin kjo ishte perfekte”.

Kjo lëvizje ishte perfekte edhe për prindërit e Shaqirit, Fatimen dhe Isen, të cilët e duan futbollin anglez dhe janë krenar që ai është kthyer në nivelin që ishte me Bayern Munichun si dhe për një kohë të shkurtër me Interin.

“Prindërit e mijë e kanë shikuar ndeshjen me Unitedin në TV në Zvicër dhe ata me treguan se vetëm sa nuk ishin çmendur kur kam shënuar. Ata janë shumë të lumtur që unë luaj për një top klub, një klub të madh, përsëri. Prindërit e mijë dëshiruan që të rri në Angli sepse ata e duan futbollin këtu dhe mënyrën se si njerëzit e ndiejnë futbollin. Ishte shumë e rëndësishme për ta gjithashtu që të qëndroj në Premier Ligë. Jam shumë krenar me atë se si ka shkuar tregimi i imë. Kam luajtur për shumë skuadra të mëdha dhe nuk është normale si erdha këtu. Është ëndërr për çdo lojtar të këtë një karrierë të tillë, kështu që jam shumë krenar për këtë”.

Iseni dhe Fatmija e lanë Kosovën bashkë më tre djemtë e tyre-ku të gjithë kanë luajtur për skuadrat e të rinjve të Baselit-në kohën kur Shaqiri ishte katër vjeçar, pak para se të fillojë lufta. Babai i tij ishte enëlarës në një restorant kur familja e tij arriti në Zvicër para se të fillojë të punojë në ndërtimtari. Nëna e tij ishte pastruese, Xherdani ishte ndihmës i saj. Historia e tij familjare e shoqëron njeriu më të përfolur të Liverpoolit në fushë sot.

“Mund ta shikoni historinë time në flamujt në atletet e mia”, shpjegon ai. “Shumë njerëz e kanë keqkuptuar këtë. Kam lindur në Kosovë dhe jam rritur në Zvicër. Disa njerëz mendojnë se nuk jam gjithçka për Zvicrën sepse kam flamurin e Kosovës në njërën prej atleteve të mija por janë totalisht gabim. Është një pjesë e madhe e historisë simë, historisë së jetës sime dhe gjithmonë do të jetë me mua. Flamuri i Zvicrës është në këmbën e majtë sepse shënoi më shumë më të por shënova një me të majtën dhe një më të djathtën kundër Manchester United, kështu që shënova një më të dija! Kisha flamuj më të mëdhenj pas atletëve të mija në Botëror. Flamujt që kam tani janë më të vegjël por janë aty”.

Federata e Futbollit të Serbisë ishte ankuar në FIFA për flamurin e Kosovës në atletet e Shaqirit pasi që ai shënoi në minutën e fundsit golin kundër tyre në Botëror. Ai ishte dënuar më 10 000 franga për festën me duarshqiponjë-që associon me flamurin shqiptar-kurse nuk udhëtoi me Liverpoolin në ndeshjen në Ligën e Kampionëve kundër Crvena Zvezdës nga Klopp për të shmangur tensionet e mundshme.

“E kuptoj vendimin e tij”, pranon Shaqiri. “Ai dëshiron më shumë të koncentrohemi në ndeshje, kjo ishte e vetmja arsye dhe ishte një zgjidhje e drejtë sepse tërë vëmendja do të ishte tek unë madje edhe në Liverpool. Ishte një vendim i drejt sepse nuk dua vëmendje në një ndeshje të Ligës së Kampionëve”.

Pritjet premtojnë të jenë ndryshe kur Liverpool do të luajë vitin tjetër kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve, me të cilën skuadër Shaqiri fitoi dy tituj të Bundesligës, një Ligë të Kampionëve, dy kupa të Gjermanisë, SuperKupën, UEFA SuperKupën dhe kupën e Botërorit të Klubëve për vetëm dy vite e gjysmë sa ishte aty. Shumica e fitorëve ishin bërë kunër Borussia Dortmundit të Klopp.

“Ne nuk ishim vetëm një skuadër e mirë por ne ishim edhe si një familje e madhe”, refeltkon ai për kohën në Bayern. “Çdo lojtar luante shumë mirë dhe mendoj që ne ishim skuadra më e mirë në histori të Bayern Munich”.

Shaqiri po ashtu ishte pjesë e një skuadre tjetër që fitpo vendin e parë pesë sezone rresht nga 2010-2014, përfshirë një het-trik në superligën e Zvicrës me Baselin. “Shpresoj të jetë gjithmonë kështu”, thotë ai. Duket se ai e dëshiron këtë gjë ta arrijë edhe me Liverpoolin.

“E di ndjenjën si është të ngritës trofe. Është mahnitëse që të festoni me tifozë dhe është ëndëqrr e imja ta bëj këtë gjë me këtë klub. Është objektiv e jona. Ne e kemi treguar këtë deri me tani kështu që duhet të kemi durim. Ne jemi në rrugë të mirë. Ne jemi të fortë në sulm dhe në mbrojtje kështu që kemi një baraspeshë të mirë në skuadër. Kjo është shumë e rëndësishme për të fituar tituj”. Express

Modifikuar më Premte, 21 December 2018 16:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...