Njëra prej gazetave që thuhet se është shumë e afërt me Real Madridin ka shkruar sot se Jose Mourinho nuk është as në planet afatshkurtra apo afatgjata të Real Madridit
Vendimi për ta shkarkuar Jose Mourinhon nga Manchester United ka shpërndarë thashethemet se portugezi mund të kthehet në Real Madrid, por drejtorët e klubit nuk janë duke menduar që ta punësojnë dhe ai nuk është në planet e tyre as afatshkurtra as afatgjata.
Klubi duket se ka besim në Santiago Solarin dhe drejtorët besojnë se ai mund ta udhëheq skuadrën e tyre edhe për në Ligën e Kampionëve por edhe në La Liga pasi që po kanë rezultate pozitive. Marrëdhëniet e Mourinhos me Florentino Perez dhe me Jose Angel Sanchezmay janë të mira, me mesazhe që ata i shkëmbejnë kohë pas kohe, por kjo bëhet vetëm për mirësjellje dhe shoqëri.
Atij i janë dërguar edhe mesazhe ngushëllimi pas shkarkimit, por nuk ka asgjë më shumë, pos një shoqërie. Drejtorët e Real Madridit besojnë se koha e Mourinhos në stadiumin Santiago Bernabeu ka përfunduar si dhe do të ishte kontraproduktive rikthimi i tij.
Dëmi që ka bërë ai si trajner në zhveshtore para se të largohet më 2013 nuk mund të harrohet. Përvoja e tij e vështirë në Chelsea dhe në Manchester nuk mund të shlyhet nga CV-ja e tij, po ashtu.
Kjo nuk do të thotë që Los Blancos nuk do të kërkojnë në treg trajner, të cilët do të jenë të gatshëm. Por, ata thjesht nuk janë duke marrë në konsideratë Mourinhon, as në terma afatshkurtër as afatgjatë.
Qëndrimi i tyre është, më mirë të ruajnë një miqësi me 55 vjeçarin se sa të futen në një tjetër aventurë pa kohë me të në aspektin profesional.