Xhenaro Gatuzo mori përsipër fajet e humbjes ndaj Fiorentinës, por me sa duket do të jetë kjo javë që do të vendosë për të ardhmen e tij. Në rast se Milani i tij nuk ndryshon regjistër në gjashtë ditët në vijim, në klub mund të mendojnë për një rokadë në stol. I përjashtuar nga lista e kandidatëve duket Antonio Konte, i cili rezulton shumë i shtrenjtë për arkat kuqezi.
Kandidati më i mundshëm mund të jetë një mes Roberto Donadonit dhe Arsen Vengerit. Zbarkimi i tij në Itali mund të bëhej i mundur me ndihmën e administratorit të Milanit, Ivan Gazidhis. Ai është një mik i trajneri transalpin që nga koha kur të dy punon për Arsenalin, ndaj nëse Gatuzo nuk kthen faqe ndaj Frozinones dhe Spalit, vështirë se do ta niste vitin 2019 ende në detyrë. Roberto Donadoni është profili tjetër nën monitorim, falë përvojës, njohjes së ambientit dhe kostos së ulët. Në garë është edhe Alesandro Lupi, trajner i të rinjve kuqezinj, por shanset e tij janë të pakta.