Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka bërë të ditur se ai e kishte kuptuar se nuk do ta fitonte çmimin “Topi i Artë” sapo i kishte dëgjuar emrat e të gjithë të nominuarëve për këtë çmim.
Messi dhe Cristiano Ronaldo kishin arritur ta fitojnë këtë çmim përgjatë dhjetë viteve të fundit, të dy me nga pesë fitore, duke e krijuar kështu një dominimin total nga viti 2008 deri në vitin 2017.
Mirëpo, këtij dominimi i dha fund këtë vit ish-bashkëlojtarit i Ronaldos në Real Madrid, Luka Modric, i cili u shpërblye për suksesin me Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe për suksesin me Kroacinë në Kupën e Botës.
Messi kishte përfunduar vetëm në pozitën e pestë në garën për këtë titull, pas Cristiano Ronaldos, Antoine Griezmannit dhe Kylian Mbappes. Megjithatë, renditja për këtë titull është kritikuar mjaft shumë pasi që argjentinasi kishte pasur paraqitje mjaft mbresëlënëse gjatë sezonit të kaluar.
“Unë i dëgjova nominimet dhe e kuptova menjëherë se unë nuk isha në garë për ta fituar”, ka thënë argjentinasi në një intervistë për të përditshmen spanjolle, Marca.