Palermo fitoi 3-0 në javën e 17-të të Serisë B në Itali, por më shumë se rezultati përbën lajm goli i parë i realizuar nga sicilianët.
Në fakt, është një autogol i portierit të Ascolit, Perucchini, që në tentativë për të dribluar mbrojtësit ngatërrohet me këmbët e tij dhe e dërgon topin në rrjetë.
Një autogol qesharak, që nuk mund ta bëjnë as portierët amatorë. Ky autogol është shndërruar në “hit” në rrjetet sociale. /SS/