Salvini “thumbon” Interin: Doja ta shihja Koulibaly me Milanin

Premte, 28 December 2018 10:10

Përleshjet e përgjakshme midis tifozëve, që çuan në vdekjen e Daniel Belardinelli para ndeshjes Inter-Napoli, nuk janë të tolerueshme. Kështu tha Matteo Salvini gjatë “Tiki Taka”, që organizoi një emision të veçantë kushtuar ngjarjeve të së mërkurës në mbrëmje.

“Gjithashtu, unë do të takohem me një pjesë të shëndetshme të grupeve të organizuara të tifozëve. Përgjegjësia objektive duhet të kapërcehet nga përgjegjësia personale. Ne duhet të godasim fajtorin dhe jo të bëhemi pjesë e përgjithësimit”, – nënvizoi zëvendëskryeministri italian, tifoz i madh i Milanit.

Ky i fundit foli edhe për Koulibaly, lojtarin me ngjyrë të Napolit, që ra pre e koreve raciste në “San Siro” nga tifozët zikaltër, për të cilët ka një “thumbim” indirekt: “Unë do të doja ta shihja atë me fanellën e Milanit, sepse është shumë i fortë”. Natyrisht, nuk mund të mungonte fjala e Salvinit edhe për incidentet e përgjakshme mes tifozëve, ku mbeti viktimë një mbështetës zikaltër:

“Të gjithë duhet ta kenë kokën e tyre në vend. Futbolli është një lojë e shpirtit, ndaj të gjithë protagonistët duhet të ndihmojnë për të krijuar një atmosferë më të qetë. Nuk mund të njollosim tifozëritë e organizuara e të shëndetshme me dikë, që shkon në stadium me thika e armë të ftohta, për të dhunuar kundërshtarin. Klubet e futbollit të investojnë më shumë në sistemet e kontrollit”.

Ministri i brendshëm italian iu kthye ndeshjes Inter-Napoli: “Ne jemi dëshmitarë të përgjithësimeve, por ato ngjarje të dënueshme nuk kanë të bëjnë me shumicën dërrmuese të tifozëve. Në fund, Interi u penalizua”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...