Mançester Junajtid siguroi fitoren e 4-t radhazi në kampionat, teksa mposhti Njukastëllin me rezultatin 0-2. Padyshim që një meritë të madhe për ecurinë pozitive të “Djajve të Kuq” ka trajneri Solskjaer.
Debutim perfekt për norvegjezin, i cili po fiton dita ditës zemrat e tifozëve të Junajtid. I vetmi trajner që ka ecur me këto ritme, ka qenë Mat Busbi në vitin 1946.
Në sfidën e radhës, Junajtid do të përballet me Totenhemin në transfertë. Në rast të një tjetër rezultati pozitiv, skuadra e Solskjaerit do të afrohej më shumë me zonën Champions dhe pretendimet do të ishin reale.