Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë ish basketbollisti i kombëtares dhe “Labinotit” të Elbasanit (sot “Elbasani”), Afred Isaku. I ndjeri ishte ndër lojtarët më cilësorë të viteve ‘70 e ’80 dhe figurë kryesore e këtij sporti në Elbasan. Isaku vdiq në moshën 59-vjeçare. Ai ka qenë shpallur dikur njëri ndër 10 sportistët më të mirë të Elbasanit.