E bujshme, Hysaj pranë Interit

Hënë, 21 Janar 2019 17:03

Vera po afron dhe Beppe Marotta me Piero Ausilion do të duhet të bëjnë llogaritë për lojtarët që kanë aktualisht në huazim. Politano, Keita Balde dhe Vrsaljko janë tre afrimet në formë huazimi nga merkato e verës që kaloi.

Nëse për dy sulmuesit situata është më në favor për t’i mbajtur në skuadër, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mbrojtësit kroat, i cili ka vuajtur për shkak të dëmtimeve dhe rendimenti i tij ka qenë tepër i ulët.

Duke shtuar edhe faktin se për 27-vjeçarin Interi duhet të paguajë 17.5 milionë euro të tjera për të marrë kartonin e tij nga Atletico Madrid. Për këtë situata e tij po shqyrtohet me qetësi dhe një vendim final do bëhet në verë, por të gjitha sirenat flasin se ai do të kthehet mbrapsht në Madrid.

Sot, “Tuttosport” ka zbuluar se një alternativë për krahun e djathtë të skuadrës zikaltër është shqiptari Elseid Hysaj, i cili nuk po kalon një moment të mirë te Napoli. Aktivizimi i tij ka qenë shumë i pakët, minutat për të nga trajneri Anchelotti janë me pikatore.

Ashtu siç ndodhi edhe dje në ndeshjen ndaj Lazios, ku mbrojtësi kuqezi u hodh në fushë në minutën e 88’-të të ndeshjes, sa për të kryer një vonesë loje e asgjë më shumë. Këto muaj do të jenë të fundit të tij në Napoli, e ardhmja e tij është larg nga aty dhe në verë me të gjitha mundësitë do e shohim me një fanellë tjetër.

Klauzola e largimit të tij është 50 milionë euro, por duke parë situatën e tij në skuadër De Laurentiis patjetër që do të bëjë lëshime. Detaje të tjera priten në të ardhmen, por karriera e mbrojtësit 24-vjeçar mund të jetë në Milano me fanellën zikaltër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...