“Mbreti” i Atletikës tërhiqet nga çdo sport

Tuesday, 22 Janar 2019 21:00

Pasi provoi të linte shenjë në futbollin profesionist, duke zhvilluar provime e teste në shumë skuadra të njohura, Usain Bolt vendos t’i japë lamtumirën të gjitha sporteve të preferuara.

Njeriu më i shpejtë në botë për shumë vite, që shkroi historinë në pistat e vrapimit me 8 medalje të arta olimpike në sprint, iu dedikua për shumë muaj topit, por pa rezultate të kënaqshme. “Ishte e bukur për aq sa zgjati. U argëtova shumë që isha pjesë e ekipeve të ndryshme nga ato të atletikës. Nuk dua të them që nuk besova në futboll, por nuk e bëra në mënyrën e duhur. Tani jeta ime sportive ka mbaruar, e po drejtohem në fusha të tjera. Kam shumë projekte në mendje dhe fokusi im është biznesi”, tha xhamajkani Usain Bolt.

Usain Bolt u stërvit së fundmi me Central Coast Mariners, por nuk arriti t’i rrëmbente një kontratë skuadrës australiane. 32-vjeçari xhamajkan arriti të shënonte edhe gola në mqiësore, por pretendimet për pagën dhe niveli mesatar i futbolit të luajtur e spostuan atë deri në largimin final.

Modifikuar më Tuesday, 22 Janar 2019 21:10

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...