Avioni ku fluturonte sulmuesi i Cardiff City, Emiliano Sala rezulton i zhdukur. Lojtari i cili kishte kaluar nga Ligue 1 e Francës drejt Premier League vijon të jetë i zhdukur. Ndërkohë ish-bashkëlojtarët e tij tek Nantes, ku për një sezon luajti së bashku me Lorik Canën dhe Emir Lenjanin.
Dyshja shqiptare pasi morën vesh lajmin janë lutur për jetën e argjentinasit. “Lutem për Emilianon”, ka shkruar Cana, i cili ka bashkangjitur një foto të tijën me lojtarin.
Edhe Lenjani është lutur për jetën e ish-shokut të skuadrës. “Emiliano vlla, jemi e ty. Do zoti që të dëgjojmë nga ti”, ka shkrua anësori.
Kërkimit për gjetjen e aeroplanit janë ndërprerë, ndërsa gjasat për tu gjetur thonë se janë të vogla.