Chelsea/ Higuain kalon me sukses testet mjekësore

E mërkurë, 23 Janar 2019 14:12

Vetëm konfirmimi zyrtar e ndan Gonzalo Higuainin nga bërja lojtari i Chelseat, pasi ai i ka kaluar me sukses testet mjekësore sot në Londër.

ANSA raporton se Higuaini i kreu testet mjekësore pa asnjë problem të mërkurën në mëngjes dhe tashmë e ka nënshkruar kontratën me të kaltrit nga Londra, transmeton Gazeta Express.

Tani mbetet të shihet nëse Chelsea do të jetë në gjendje ta regjistrojë sulmuesin argjentinas, i cili e kaloi pjesën e parë të këtij sezoni në Milan, në kohë për t’u paraqitur ndaj Tottenhamit në gjysmëfinale të Kupës së Ligës.

31-vjeçari i bashkohet skuadrës së Maurizio Sarrit si lojtar i huazuar nga Juventusi deri në fund të sezonit. Chelsea ka opsion për t’ia zgjatur huazimin apo për ta blerë përfundimisht nga kampioni italian.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...