Largohet Henry, Monaco pa trajner

Premte, 25 Janar 2019 11:45

Pasi kërkoi me të gjitha mënyrat që të marrë drejtimin e një “anije” që po mbytet, tani Monaco vendos të sakrifikojë “timonierin” e saj.

 Skuadra e principatës vendosi të shkarkojë legjendën e futbolit francez Thiery Henry për shkak të rezultateve negative në Ligën e Parë, që e kanë bërë formacionin e njohur të diskutojë qëndrimin në elitën e Francës. Monaco është në vendin e parafundit në renditjen e kampionatit, me vetëm 1 pikë diferencë nga vendi i fundit, por në rrezik të madh për të rënë nga kategoria.

Emërimi i Henry ishte parë nga manjatët në drejtim të klubit si një mënyrë për të stimuluar futbollistët cilësorë për t’u rikthyer te fitoret, por gjithçka rezultoi e kotë.

Drejtimin e skuadrës plot yje tani e ka marrë Frenk Pasi, në pritje të zëvendësimit të trajnerit të mëparshëm që zgjati vetëm 3 muaj. Ish-sulmuesi i Arsenalit mori në pankinën e Monaco 4 fitore në 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...