Perisic kërkon largimin, Inter hidhet në sulm për objektivin e Milanit

Saturday, 26 Janar 2019 10:14

Situata e sulmit te Interi nuk është aspak e qetë. Rinovimi i Mauro Icardit është ende pezull, së fundi Ivan Perisic nuk ndihet mirë dhe forma e tij në fushë e ka treguar këtë. Kroati dëshiron të largohet për në Premier League, aty ku e ka ëndërruar gjithmonë të luajë.

Klubi zikaltër i ka hapur rrugë sulmuesit të majtë, por për të duhet të vijë një ofertë 35-40 milionë euro që ta lënë të largohet. Nga Premier League këtë merkato nuk ka interes për të, Atletico Madrid dëshiron të hyjë në kontakt, por nuk dihet nëse lojtari shkon në Spanjë dhe nëse madrilenët sigurojnë një shumë të tillë.

Çështja e tij mbetet pezull, por Marotta është vënë në lëvizje për të mos u gjendur në udhëkryq nisa ka zhvillime. Perisic mund të largohet edhe në verë dhe opsioni i parë është emri i De Paul nga Udinese, por nëse ai lëviz në janar është Yannick Carrasco i Dalian Yifang, që është vënë në listën e drejtuesve të Interit. Për sulmuesin spanjoll interesohet Milani, të cilët janë munduar ta sjellin nga Kina në Milano, por për të duhet të paguajnë deri në 40 milionë euro.

Një tjetër situatë që po monitorohet është ajo e Candrevas. Sulmuesi italian është aktivizuar në pak ndeshje këtë sezon dhe agjenti i tij tha se nëse do vijë ndonjë ofertë në drejtim të tij do e shqyrtojnë.

Edhe klubi është i gatshëm të negociojë me cilindo klub nëse ka interes për të marrë shërbimet e sulmuesit të djathtë. Për të bërë një reklamim më të mirë të tij, Spalletti do e aktivizojë si titullar në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Torinos.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...