Paraqitja e Karim Benzemas kundër Espanyolit ka marrë lëvdata të mëdha nga trajneri Santiago Solari
Një dy golësh nga sulmuesi, i cili po luan me një gisht të thyer bëri që ai të arrij në golin e 300 për skuadrën në të gjitha ndeshjet.
Ishte një paraqitje që bota e gjerë e futbollit duhet ta shijojë, sipas njeriut kryesor në bankë të Los Blancos.
“Ai është një lojtar bujar, nuk njoh asnjë lojtarë aq bujar së ai, kur ai është në formën e tij bën që shokët e tij të skuadrës të jenë më të mirë dhe këto përpjekje gjithmonë vlerësohen”, tha Solari për gazetarët.
“Ai pati një ndeshje spektakulare, një të atillë që Madrilenët duhet ta shijojnë dhe po ashtu ata të cilët e duan futbollin në përgjithësi”.
“Skuadra janë duke punuar shumë mirë për një kohë të gjatë”. “Në tri ndeshjet e fundit, ne kemi qenë të mirë para golit dhe kemi fituar betejat tona”.
Ka pasur një shqetësim megjithatë pasi që ka dyshim që Sergio Ramos është lënduar, një gjë që e detyroi atë të largohet më herët, por tekniku argjentinas heziton të jetë optimist për gjendjen e tij.
“Shpresojmë të jetë vetëm një lëndim i vogël, por mjekët do të na tregojnë më shumë për gjendjen e tij këtë të hënë”, ka shpjeguar ai.
Dy ndeshjet e radhës së Real Madrid janë kundër Guronas të enjten në Kupë të Mbretit dhe kundër Alaves të dielën në La Liga.