Khabib: McGregori mu përgjërua

Tuesday, 29 Janar 2019 12:18

Khabib Nurmagomedov pretendon se Conor McGregori i ishte përgjëruar atij gjatë meçit që të mos e godasë dhe të qetësohet. Rusi beson se kjo gjë vetëm sa ia kishte dëshmuar atij se sa i dobët është McGregori.

Në tetor të vitit të kaluar, pas gjitha zënkave dhe kërcënimeve, McGregor u dorëzua në fund të rundit të katërt kur Khabibi e mbajti atë në një pozitë të pafavorshme për irlandezin, duke e fituar përsëri kurorën e peshave të rënda, transmeton Gazeta Express.

“Pikë së pari, unë dëshiroja ta dënoj atë. Doja ta lodhja atë. Ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua kur ai u dorëzua. Ai më kërkoi mua ta përfundoj meçin, kjo është shumë më i mirë se një nokaut”, ka thënë Khabibi.

“Nëse do ta kisha nokautuar atë në rundin e dytë, njerëzit mund ta kishin konsideruar atë si me fat. Por, çfarë nëse e godet atë në secilin rund dhe ai dorëzohet? E gjitha përfundon aty, s’mbetet asgjë për të thënë”.

“Nuk mendoj se ai dëshiron të garojë me mua sepse ai e ndjeu secilën goditje. Ai e përjetoi fuqinë time mendore, ai përjetoi kontrollin tim, goditjen e mia. Të gjitha këto i përjetoi dhe në fund vendosi të dorëzohet”.

“Ai tentoi të më fliste gjatë kohës kur ishim në kafaz. Më thoshte: ‘Është vetëm biznes, kjo është e gjitha që vlen për mua... të lutem, qetësohu, mos më godit’. Ai tentoi të më qetësonte. Ne veçse i kishim përfunduar tri runde të meçit dhe pastaj tentoi të më binde se ky ishte vetëm biznes. Kjo gjë e shfaqi dobësinë e tij”.

Menjëherë pasi e fitoi meçin, Khabib e kapërceu rrethojën e kafazit dhe e filloi një përleshje me shokun dhe anëtarin e stafit të McGregorit, Dillion Danis. Edhe vet McGregori u ngjit në rrethojë pastaj dhe e goditi një anëtar të stafit të Khabibit.

Përleshja nuk përfundoi këtu pasi që vetëm disa sekonda më vonë, një nga pjesëtarët e grupit të Khabibit hyri brenda kafazit dhe nga prapa shpinës e goditi McGregorin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...