Fitorja e lehtë 3-0 ndaj Alavesit të dielën në Santiago Bernabeu e ka bërë trajnerin Santiago Solarin dhe të gjithë Real Madridin të ëndërrojë përsëri, derisa forma e mirë e skuadrës vazhdon.
Madridi do të ballafaqohet me Atletico Madridin javën e ardhshme në një betejë për vendin e dytë dhe Solari tani këmbëngul se skuadra e tij do të luftojë për gjithçka deri në vendin të sezonit.
“Do të luftojmë për gjithçka. Do të luftojmë deri në fund, dhe kur them deri në fund, mendoj deri në ndeshjen e fundit të sezonit”, tha Solari.
“Sot, kemi qenë dëshmitarë të një urie për ta ulur deficitin [me lideren Barcelonën] dhe e kemi arritur këtë”, shtoi ai.
Tani tetë pikë prapa Barcelonës, Solari refuzon ta heqë dorë nga gara për titull.
“Madridi nuk dorëzohet kurrë. Ne tregojmë uri. Gjithmonë do të dalim në fushë për të fituar, pavarësisht se çfarë thotë matematika”, theksoi ai.