Nuk ka zhvilluar asnjë takim që pas përfundimit të Ligës së Kombeve por Shqipëria vijon të humbas terren në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Arritja historike e Katarit, ku fitojë Kupën e Azisë, ka bërë që Kombëtarja nga gadishulli arabik të fitojë 38 pozicione në renditjen e FIFA-s, një rezultat që ka pasur ndikim në shumë kombëtare të tjera.
Me 1372 pikë, Shqipëria pozicionohet në vendin e 61-të duke humbur në këtë mënyrë një tjetër pozicion nga renditja e fundit. Vijon progresin në klasifikimin e FIFA-s Kosova e cila fitoi një tjetër pozicion. Me 1113 pikë dardanët renditen në vendin e 130.
Asnjë ndryshim për sa i përket kreut me Belgjikën që renditet në vendin e parë me 1727 pikë, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Kroacia. Si rrallë herë, e shkëputur shumë nga ekipet kryesuese, Gjermania pozicionohet në vendin e 16-të ndërsa Italia në vendin e 18-të.