Duket si një titull i denjë për romanet e Stefan King, por ajo që ka përjetuar skuadra e Napolit sezonin e shkuar në të ardhmen mund të bëhet dhe një skenar hollivudian.
Napoli mundi Juventusin kryesues në Torino falë golit të Kulibalis dhe shkonin në Firence për t’u përballur me Fiorentinën dhe për të vijuar presionin te bardhezinjtë, hendeku me të cilët ishte shkurtuar në vetëm një pikë.
Por Napoli u mund 3-0 dhe i tha lamtumirë një tjetër viti pa titull. Pas ndeshjes, trajneri Sarri deklaroi me hidhërim se mbase mund të kishte qenë edhe faji i hotelit, ndaj Ançeloti këtë vit ka vendosur të ndryshojë hotel. Mbase thjesht për rutinë, por më shumë duket si supersticion i klubit napoletan.