Milot Rashica vazhdon të shkëlqejë në futbollin gjerman. Lojtari i Kosovës ka arritur të shënojë një tjetër gol me fanellën e Werder Bremenit. Rashica ka nisur nga minuta e parë takimin ndaj Augsburgut dhe vetëm pas pesë minutash ka gjetur golin.
Ishte mesfushori danez, Danny Klasen që asistoi bukur për Milotin i cili pasi kaloi bukur një mbrojtës kundërshtar e dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Goli ndaj Agusburgut ishte i treti këtë edicion për Milotin në elitën e futbollit gjerman./