Paraqitja e shkëlqyer, tifozët votojnë Emanuele Ndojin

E Enjte, 14 February 2019 12:11

Është momenti i Brescia-s, është momenti i Emanuele Ndojit në Serinë B italiane, aty ku gara për një vend në Serinë A është më e ndezur se kurrë dhe ku çdo javë ka përballje mes rivalësh direktë e surpriza të mëdha.

Nuk është më surprizë Ndoj, sepse mesfushori i kombëtares shqiptare është kthyer në element kyç te Brescia, që nuk humbet prej 10 ndeshjesh dhe tashmë ka marrë kreun e kampionatit, duke habitur të gjithë, sepse e nisi sezonin me synime më modeste.

Gazzetta dello Sport ka organizuar një sondazh ku tifozët e Serisë B kanë votuar për 5 lojtarët më të mirë të javës, nga një për çdo kategori: Karizmë, Zemër, Energji, Gjenialitet dhe Koha-Shtesë.

Në kategorinë Energji ka triumfuar Ndoj, me 22-vjeçarin që fundjavën e shkuar ishte perfekt, duke fituar penalltinë për golin e parë shënuar nga Donnarumma dhe duke shënuar më pas golin e fitores 2-1.

Nëse në Itali çmenden për 18-vjeçarin Tonali, i cili krahasohet me Pirlon dhe është që tani pjesë e kombëtares italiane, në Shqipëri duhet pak më shumë respekt për Ndoj, i cili këtë sezon ka qenë një ndër më të mirët te Brescia dhe nuk është më një fëmijë pa eksperiencë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...