Lautaro Martinez shpëton srish Interin. Pasi realizoi golin e vetëm ndaj Parmës, sulmuesi argjentinas ka shpërblyer besimin e Luciano Spallettit, teksa ka shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 që Inter mori në transfertën e Austrisë ndaj Rapid Vienna.
Goli që mund të ketë shije kualifikimi u realizua në minutën e 39-të të takimit përmes një penalltie të fituar dhe të ekzekutuar saktë nga Martinez.
Mbrëmje për tu harruar për Arsenalin dhe Lazion, që u mposhtën respektivisht nga BATE Borissov dhe Sevilla me rezultatin e ngushtë 1-0. Takimi më më shumë gola ishte ai i Francës, me Rennes dhe Betis që barazuan në një 90 minutësh spektakolar, 3-3.
Në takimet tjera, Benfika fitoi në transfertën e Galatasaray 2-1. Ndërkohë në barazim 2-2 u mbyll takimi i Pireut mes Olimpiakos dhe Dynamo Kiev. Në barazim pa gola përfunduan takimet mes Krasnodar-Leverkusen dhe Slavia Prague-Genk.