Duket se aventura e dytë e Armando Cungut te Kukësi ka ardhur në fund. Pas humbjes me Teutën në kampionat, e cila largoi edhe më shumë skuadrën veriore nga kreu i renditjes, Presidenti Safet Gjici ka vendosur të shkarkojë trajnerin shkodran.
Megjithatë, vendimi zyrtar është shtyrë për disa orë dhe pritet të bëhet publik ditën e dil, në stërvitjen e skuadrës në Pezë Helmes. Sipas burimeve, skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Ramadan Ndreu, deri në emërimin e një trajneri të ri.
Kukësi ndodhet momentalisht në vend të tretë në renditje, 8 pikë larg Partizanit.