Azdren Llullaku vazhdon të shënojë në kampionatin rumun. Sulmuesi shqiptar u bë protagonist me një finalizim shumë të bukur që i hapi rrugën fitores së Astra Giurgiu në fushën e Universitatea Craiovës me shifrat 1-2.
Në minutën e 76-të, numri i 10 i Astras realizoi golin që barazoi shifrat në 1-1, ndërsa më pas një autogol i dha fitoren skuadrës së Llullakut në këtë transfertë të vështirë.
Me këtë disfatë Universitatea humbi disi kontaktet me kreun ndërkohë që Astra e mbylli sezonin e rregullt në kuotën e 42 pikëve por me renditjen e re ku skuadrave do t’u përpjestohen pikët, Astra do të jetë vetëm 6 pikë larg kryesuesve të Cluj.
Për Azdren Llullakun i cili shpreson te një rikthim në kombëtaren shqiptare për ndeshjet e muajit mars, ky ishte goli i 6-të në këtë sezon të kampionatit rumun të cilin sulmuesi shqiptar e festoi me simbolin e shqiponjës.