Legjenda e futbollit shqiptar e ka uruar mesfushorin e Arsenalit për golin e shënuar ndaj Manchester Unitedit
Krejt shqiptarët i janë gëzuar golit të Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit ndaj Manchester Unitedit me rezultat 2:0, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori kosovar realizoi gol mjaft të bukur ndaj “Djajve të Kuq” duke e befasuar portierin David De Gea të dielën.
E këtij goli i është gëzuar edhe legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana. Ish-futbollisti i njohur e ka uruar yllin e Përfaqësueses së Zvicrës përmes një postimi në Instastory.
Cana e ka duartrokitur Xhakën, duke e formuar me figura edhe një shqiponjë dykrenore. Përfaqësuesi zviceran ka marrë lëvdata edhe nga futbollistët dhe njerëzit tjerë të futbollit.