Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se e ka të vështirë ta motivojë skuadrën e tij, pasi iu desh një gol në minutën e undit nga Karim Benzema për ta mposhtur ekipin e fundit në La Liga, Huesca.
Goli spektakolar në minutën e 89-të i Benzemas nënkupton se Zidane i ka fituar dy ndeshjet e tij të para që prej rikthimit në stolin e Madridit në fillim të këtij muaji, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Reali ishte larg formës më të mirë në Santiago Bernabeu kundër një skuadre në fundin e tabelës me vetëm pesë fitore këtë sezon.
Duke folur pas ndeshjes, Zidane e mbrojti paraqitjen e ekipit të tij, duke këmbëngulur se është e vështirë ta nxjerrësh më të mirën nga lojtarët pasi ata nuk kanë për çfarë të luajnë këtë sezon.
Reali është i treti në La Liga momentalisht, me 12 pikë më pak se lideri dhe rivali Barcelona dhe është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit më herët.
“Është e pamundur të fitosh titull sot me vetëm 13 futbollistë në skuadër. Të jem i qartë: nuk po përpiqem t’i bëj të gjithë të lumtur. Është e vështirë ta motivosh një ekip kur e di që nuk do ta fitosh asnjë titull këtë sezon”, tha Zidane.