Futbolli britanik vijon të prodhojë histori nga më të pabesueshmet, histori suksesi si ajo e Leicester por dhe histori dështimi si e Fulham. 9 humbje në 9 ndeshjet e fundit zyrtarizuan rënien e tyre në Championship, një dështim spektakolar e të mendosh që këtë sezon shpenzuan jo pak por 100 milion paund për të festuar rikthimin e tyre në Premier League. Asgjë nuk funksionoi si duhet në ekip, lojtarë që në rastin më të mirë nuk flisnin ndërmjet tyre, ndërsa nuk i eci as me trajnerët duke shkarkuar dy, i fundit ishte C.Ranieri.
Watford i shkaktoi humbjen e fundit, 6 javë përpara përfundimit të sezonit, Fulham e sheh vetën një kategori më poshtë. Në dukje Fulham as që duhet ta diskutonte mbijetesën, investuan 55 milion paund për tre lojtarë, Mitrovic, Seri dhe Anguisa, ndërsa në formacion kishin edhe lojtarë ekspert si Babel apo Schurrle, por në asnjë moment nuk ishin një ekip i bashkuar. Sëbashku me Huddersfild, Fulham sezonin e ardhshëm do të vijojnë aventurën e tyre në Championship.