Ekipet kombëtare do të rikthehet të luajnë në muajin qershor. Jo vetëm kombëtaret A, por në fushë do të jenë dhe ekipet e 21-vjeçarëve. Shpresat e Alban Bushit i pret një kalendar tejet i ngjeshur, teksa do të zhvillojë 3 ndeshje në 4 ditë.
Kuqezinjtë do të përballen ndaj Turqisë në datën 7 qershor, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit U21, ndërkohë që në datat 9 dhe 11 qershor do të zbresin sërish në fushë për të zhvilluar 2 përballje miqësore ndaj Uellsit.