Rezultatet e javës së 29-të të Kategorisë Superiore e “vranë” përfundimisht garën për titull, pasi distanca mes vendit të parë, Partizanit, dhe Kukësit ndjekës ka shkuar në 12 pikë. Kjo do të thotë se 7 takimet e mbetura, Partizani mund të humbë 4 takime dhe sërish të shpallet kampion, edhe nëse Kukësi i fiton të gjitha (Kukësi s’duhet të fitojë më shumë thellë se 0-1 në ndeshen direkte).
Në kontekst, mbetet për t’u parë se kur do ta festojë matematikisht titullin e 16-të në histori skuadra e kuqe. Një skenar mund të jetë edhe në derbi me Tiranën, në javën e 33-të, por gjithçka do të varet edhe nga ecuria e të dyja skuadrave në javët në vazhdim. Partizani në sfidën e radhës do të luajë në transfertë me Kastriotin, ndërsa Kukësi do të presë Tiranën.
Në fakt, ka një lloj përmbysjeje të klasifikimit për zonën europiane, që i mban në ankth skuadrat nga vendi i dytë tek i gjashti (ndahen nga vetëm 6 pikë).
Janë 5 skuadra që luftojnë për dy vende (i dyti dhe i treti), teksa në lojë është edhe Kupa e Shqipërisë, që mund të hapë skenarë të rinj.