Lazio po fiton 2-0 kundër Udinese-s në shtëpi falë golave të Caicedo (21′) dhe autogolit të Sandro (24′), por edhe falë Thomas Strakoshës.
Bardhezinjtë kanë patur mundësinë të ngushtojnë diferencat në minutën e 52-të me një penallti, por numri një i kombëtares kuqezi ka ndalur goditjen e De Paul me një pritje të mrekullueshme.
Lazio lufton për një vend në Champions League dhe kjo fitore do të ishte jetike për t’i mbajtur bardhekaltrit në garë.