Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar duket se e humbi toruan pas humbjes së skuadrës së tij në finale të Kupës së Francës ndaj Stade Rennais të shtunën, duke e goditur me grusht një tifoz në tribunë derisa po ngjitej shkallëve për ta marrë medaljen e finalistit.
Skuadra e Thomas Tuchel krijoi një epërsi prej 2:0 falë dy gola të bukur nga Dani Alves dhe Neymar, i cili bëri rikthimin e shumëpritur nga lëndimi në këtë ndeshje, transmeton Gazeta Express.
Por, një autogol nga Presnel Kimpembe pak para fundit të pjesës së parë i dha Rennes shpresa për rikthim. Dhe ashtu ndodhi, qendërmbrojtësi Mexer e barazoi rezultatin në pjesën e dytë.
Ndeshja shkoi në kohë shtesë por PSG-ja nuk mundi ta gjejë golin e tretë vendimtar.
Zemërimi ishte i madh në mesin e lojtarëve të PSG-së, pasi Kylian Mbappe u përjashtua nga loja në minutën e 118-të pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Damien da Silva.
Të gjithë pesë lojtarë e Rennes i shënuan penalltitë e tyre, ndërsa te PSG-ja, Christopher Nkunku e humbi penalltinë, dhe Rennes e fitoi Kupën e Francës.
Përveç që e humbu kupën, PSG-ja mund ta humbë edhe Neymarin për kohë të gjatë. Pamje të publikuara pas ndeshjen shfaqin Neymarin duke e goditur një tifoz në tribunë, derisa po shkonte për ta marrë medaljen e finalistit në tribunë. /Gazeta Express/