Përcaktohet finalja e Ligës së Kampioneve për sezonin 2018/2019. Liverpool-Totenham, do të jetë finalja që do të zhvillohet në Madrid.
Ajax ka arritur të magjepsë botën këtë sezon duke shkuar deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve por vetëm kaq. Takimi Ajax-Totenham, përfundoi me rezultatin 2-3, luajtur këtë mbrëmje. Golat për Ajax në ndeshjen e mbrëmjes së sotme u shënuan nga De Ligt dhe Ziyech. Për Totenham shënoi Lucas 3 gola, duke i prerë skuadrëz londineze biletën e finales.
Takimi i parë përfundoi me reultatin 1-0 në favor të Ajax. Kujtojmë që mbrëmjen e së martës Liverpool fitoi me rezultatin 4-0 përballë Barcelonës duke përmbysur rezultatin e parë që përfundoi 3-0 në favor të katalanasve.
Kështu më 1 Qershor, në “Wanda Metropolitana” të Madridit, do të luhet një finale tërësisht angleze, ku Tottenhami dhe Liverpooli do të diskutojnë trofeun më të rëndësishëm për klube, në një sfidë që pritet të jetë spektakolare