Arsenali triumfoi në ndeshjen kundër Valencias, dhe e siguroi një vend në finale të Ligës së Evropës, për herë të parë pas 19 vjetësh. Në finale, Arsenali do të përballet me klubin tjetër nga Londra, Chelsean.
Klubi londinez e fitoi edhe ndeshjen kthyese, që u zhvillua mbrëmë në “Mestalla” me rezultat 4:2. Kështu, ata kaluan në finale me rezultat të përgjithshëm 7:3.
Në këtë ndeshje, Granit Xhaka luajti nga minuta e parë, ndërsa Shkodran Mustafi e zëvendësoi Sead Kolasinacin nga minuta e 71-të e ndeshjes, pasi që ky i fundit mbeti i lënduar dhe nuk mund ta vazhdonte lojën.
“Në finale! Fitore e madhe në një stadium të vështirë dhe gjithashtu ishte ndjenjë e veçantë për mua të kthehem në Mestalla. U uroj atyre të gjitha të mirat në ndeshjet e fundit të La Ligës dhe në finale të Kupës së Mbretit. Po shkojmë në Baku, GUNNERS”, shkroi Mustafi pas ndeshjes në Instagram.
“Po shkojmë në Baku, çfarë ndjenje!”, shkroi Xhaka.