Messi vazhdon të jetë favoriti numër një për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2019.
Argjentinasi i Barcelonës ndiqet nga Van Dijk, Salah, Mane dhe në vendin e pestë Cristiano Ronaldo.
Pavarësisht se Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, Lionel Messi vazhdon të jetë favoriti numër një për të rrëmbyer “Topin e Artë” për vitin 2019.
Ai ka bërë një sezon fantastik duke shënuar 48 gola në 47 paraqitje dhe ka asistuar 22 herë për shokët e skuadrës.
Që Messi të fitojë “Topin e Artë”, kompanitë e basteve i kanë vendosur koeficientin 1.50, ndërsa pas tij vjen mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk me koeficientin 3.50.
“Ylli” i Liverpool ka qenë një nga protagonistët e përmbysjes së madhe ndaj Barcelonas në Champions League, duke u konfirmuar një nga qendërmbrojtësit më të fortë në botë.
Finalja e arritur për vitin e dytë radhazi nga Liverpool në Champions ka rritur edhe shanset e Mohamed Salah dhe Sadio Mane për të fituar trofeun prestigjioz.
Dy yjet janë në vendin e tretë me koeficientin 8.50, ndërsa Cristiano Ronaldo pozicionohet i pesti me koeficientin 21.00.