Tani janë 7-të!
Bayern Munich nuk ka bërë hap fals as në ditën e lamtumirës së Arjen Robben, Franck Ribery dhe Rafinha, që edhe pse është një ditë e trishtë festuan titullin e 7-të radhazi dhe të 29 në histori. Bavarezët e mbyllën ashtu siç e nisën këtë edicion, duke fituar me shifrat e thella 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt.
Golat e Coman, Alaba, Sanchez dhe dyshes që provuan shijen e golit për herë të fundit ndoshta në Bundesligë, Ribery dhe Robben, i mjaftuar Bayern për të qëndruar në krye dhe për të ngritur lart trofeun.
Kjo humbje i kushtoi shtrenjtë edhe Eintracht, që rrëshkiti nga pretendimet, duke u mjaftuar vetëm me zonën play-off nga Europa League. Fitorja 2-0 ndaj Borussia Monchengladbach nuk i mjaftoi Borussia Dortmund për të ndalur festën e Bayern. Megjithatë kjo i mjaftoi për të qëndruar në vendin e dytë, me 2 pikë më pak se Bayern kryesues.
Ndërkohë, Bayer Leverkusen siguroi biletën e fundit që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm. Fitorja 5-1 ndaj Hertha Berlin i dha të drejtë "Aspirinave" që ta nisin sezonin e ardhshëm nga kompeticioni më i rëndësishëm Europian.
Borussia Monchengladbach, Wolfsburg dhe Eintracht Frankfurt kualifikohen në Europa League. Një kategori më poshtë bien skuadra si Nurnberg dhe Hannover '96, ndërsas në fazën play-out u klasifikua Stuttgart.