Është zbuluar lista e futbollistëve që tekniku i kombëtares shqiptare, Edi Reja do të ketë në dispozicion për dy takimet eliminatore ndaj Islandës me 8 qershor dhe tre ditë më vonë ndaj Moldavisë.
Në listën e publikuar pak minuta më parë, bie në sy emri i 19-vjeçarit Marash Kumbulla i cili tashmë do aktivizohet me kombëtaren shqiptare. Kumbulla, deri tani ka qenë pjesë e të rinjve U19 dhe pjesë e skuadrës së serisë B italiane, Hellas Verona.