Pavarësisht se rezultatet në fushë nuk janë të duhura, Reali i Madridit nuk ka konkurrentë jashtë saj. Nga studimi i bërë nga KPMG që përdor algoritmet për të ardhurat në aspektin ekonomik, rritjen në rrjetet sociale, vlerën e skuadrës, të drejtat televizive, skuadra madrilene është e para në botë dhe vlen 3 miliard euro.
Në vendin e dytë renditet Mançester Junajtid, ndërsa Bajerni i treti. Lajmi interesant është Interi, i cili është klubi që ka pësuar rritjen më të madhe krahasuar me një vit më parë. Skuadra zikaltër kushton 41% më shumë sesa një vit më parë dhe aktualisht kap shifrën 692 milionë euro.