Zbulohen prapaskenat, PSG e Barcelona përgatisin shkëmbimin e bujshëm

E mërkurë, 29 May 2019 18:12

Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë duke negociuar një marrëveshje që mund të befasojë tregun: një kthim në "Camp Nou" për Neymar dhe Ousmane Dembélé që merr drejtimin e kundërt.

Negociatat janë në një "fazë shumë të hershme" dhe marrëveshja do të ishte "shumë e komplikuar", por mediat në Spanjë besojnë se ky transferimi mund të realizohet. Në skuadrën katalanase dhe në veçanti Lionel Messi thuhet se janë pro kësaj lëvizje, edhe pse tifozët duket se nuk janë të gatshëm të falin Neymar për largimin e tij nga Barça.

Braziliani u largua në merkaton e verës të 2017 duke i lënë tifozët e Barcelonës mjaft të hidhëruar, pasi ai u transferua për një shumë rekord prej 222 milonë euro tek PSG, që e pa klubin francez të paguante klauzolën e tij të largimit duke hedhur poshtë të gjitha negociatat.

Aventura e tij në Francë, megjithatë është takuar me shumë zhgënjime dhe sulmuesi thuhet se është i pakënaqur tek PSG dhe dëshiron të kthehet në La Liga. Dembélé shkoi në Barcelonë po atë vit dhe megjithëse ka pasur momentet e tij të mira, ai nuk ka arritur të ketë impaktin që të gjithë prisnin , kjo për shkak edhe të dëmtimeve.

Ylli francez thuhet se ka pasur oferta nga PSG në të kaluarën, por mbetet për t'u parë nëse parizienët do të ishin të gatshëm ta pranonin atë si pjesë të marrëveshjes për largimin e Neymar. Një faktor tjetër për t'u marrë parasysh është pezullimi me tre ndeshje i Neymar në Champions League sezonin e ardhshëm, i cili reagoi keq kundër gjyqtarit, pas eliminimit të PSG nga Manchester United.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...