Sonte në mbrëmje do të luhet në Baku finalja e UEFA Europa League, ku do të mësohet edhe fituesi i kompeticionit të dytë për nga rëndësia për sezonin 2018-2019.
Finaliste janë dy skuadrat londineze, Chelsea dhe Arsenal, që kërkojnë të mos hedhin në "kosh" një sezon larg pritshmërive. Pasi mbyllën kampionatin, përkatësisht në vendin e tretë (Chelsea) dhe atë të pestë (Arsenal), dy ekipet angleze kërkojnë lavdinë në Europë.
Fitimi i trofeun i jep të drejtë për tu kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm, objektiv që Chelsea e arriti përmes kampionatit. Nëse do shpallen fitues “topçinjtë” automatikisht do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi e mbyllën kampionatin në vendin e 5-të, në zonën Europa League.
Arsenali kurrë nuk e ka fituar Europa League, por në drejtim ka një ekspert të këtij kompeticioni si Unai Emery. Skuadra është e plotë dhe pritet të ketë minuta edhe për dy futbollistët me origjinë shqiptare Mustafi e Granit Xhaka. Madje mesfushori ka gjetur vend në formacionin titullar, me dy skuadrat që zbresin në fushë kështu: