Kosova ka marrë një fitore të jashtëzakonshme. Skuadra e drejtuar nga Shaland ka mposhtur 2-3 në Sofie Bullgarinë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”.
Një gol i Rashanit në sekondat e fundit të ndeshjes i dha fitoren e madhe kosovareve qe marrin keshtu triumfin e parë në grup dhe ngjiten në kuotën e 5 pikëve.
Golat e tjerë për Kosovën u shënuan nga Rashica dhe Muriqi. Një ndeshje e dominuar e gjitha nga Kosova, lojtarët e të cilës e kërkuan golin deri në fund dhe e arritën.